TIRANE- Pas divorcit të bujshëm që i solli edhe probleme me gjykatën, për shkak të urdhrave të mbrojtjes, Suela Kalaja, ish-gruaja e këngëtarit Saimir Çili është kthyer sërish në vëmendjen e mediave.

Shkak janë bërë disa biseda private mes Suela Kalasë dhe ish-të dashurës së partnerit të saj aktual, Arijon Abdylit. Kalaja prej disa kohësh ka bërë publike këtë lidhje të re pas divorcit me Saimir Ҫilin.
suela-4
Në mesazhe, ish-partnerja e Arijon Abdylit, Elizabeta, shkruante se ai nuk kishte asnjë lekë, ndonëse lakohej si i pasur nga mediat. Kaq ka mjaftuar që më pas Suela Kalaja të reagojë me një status në ‘FB’, ndërsa paralajmëron se do ta hedh në gjyq atë.

“Kushdo Alisabeta të shkruaj e te këtë histerizmat e humbjes do perballet me ligjin. Dashurine nuk ta prish askush. Te pakten kuptuat qe nuk kish plane e as leke ne plan!’, shkruan ajo në Facebook.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb