TIRANE- një i ri nga Tirana ka përjetuar minuta tmerri, ku teksa drejtonte mjetin tip ‘BMW X5’, një makinë tjetër i ka prerë rrugën dhe persona ende të paidentifikuar e kanë grabitur.

Ngjarja në fjalë ndodhi në rrugën “Gjergj Legisi”. Burime zyrtare nga policia pohojnë për ‘BalkanWeb’ se nga mjeti tip “Benz” kanë dalë disa persona, ndërsa kanë nxjerrë me dhunë nga ‘BMË’-ja 24-vjeccarin me inicialet M.V,. Po ashtu, bëhet e ditur se ata pasi e kanë rrahur i kanë marrë 1 varëse floriri dhe 1 orë dore. Fill pas ngjarjes, agresorët janë larguar. Pasi u sinjalizua për ngjarjen, Policia identifikoi drejtuesin e mjetit tip “Benz”, E.K. 31 vjeç nga Tropoja, ndërsa po punon për kapjen e autorëve të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 13.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.K, vjeç 31, banues në Tropojë, pasi dyshohet se në rrugën “Gjergj Legisi”, në bashkëpunim, me mjetin tip “Benz C Klas”, i kanë bllokuar rrugën mjetit tip “BMV X5”, me drejtues shtetasin M.V, vjeç 24, banues në Tiranë dhe i kanë marrë me dhunë 1 varëse floriri e 1 orë dore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: