GJERMANI– Policia gjermane ka identifikuar kufomën e gjetur ditën e hënë në liqenin Anglersee të qytetit Erbach. Sipas mediave gjermane kufoma i përket shqiptarit Xhoi Musaj, 19 vjeç dhe u gjet nga kalimtarët të cilët njoftuan policinë.

Pas autopsisë rezultoi se 19 vjecari shqiptar është dhunuar dhe keqtrajtuar dhe më pas është hedhur në liqen. Xhoi Musaj ka jetuar në Steinfurt të Nordrhein-Ëestfalen dhe nga mesi i prillit kishte ardhur me tren në drejtim të Gjermanisë. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes së rëndë.

Policia gjermane ka vendosur një shpërblim 3 mijë euro për këdo që ka informacion të vlefshëm që çon në identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Personat që kanë informacion mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 0731/1880, ndërsa ruhet anonimati.
Screenshot002
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb