KORCE– Pas më shumë se 2 orësh negociata, 30-vjeçari i sëmurë mendor që plagosir fqinjin në Korçë është dorëzuar. Daniel Morava, i cili jetonte vetëm pasditen e sotme plagosi me thikë fqinjin e tij duke e qëlluar disa herë e duke i shkaktuar plagë të shumta. Pas krimit, Morava i cili njihet si person me probleme mendore për të cilat edhe kurohet u kyç në banesën e tij në katin e pestë dhe nuk pranonte të dilte.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj raportoi për “BalkanWeb” se Policia e Korçës rrethoi pallatin dhe bëri negociata me 30-vjeçarin i cili pranoi të dilte vetëm pas dy orësh.

Në fotot e siguruara nga Xheladinaj për “BalkanWeb”, Morava shfaqet duke zbritur shkallët e pallatit i shoqëruar nga zëvendësdrejtori i Policisë së Korçës dhe efektivë të tjerë.

i semuri korce 2

 

Për sa i përket të plagosurit ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb