SHKODËR-Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge. Në kuadër të operacionit të koduar “Forest 2” u ndalua shtetasi me inicialet F. H., 25 vjeç, banues në fshatin Lepushë, në Njësinë Administrative Kelmend të Malësisë së Madhe.

18582144_1965750537044641_3570014200791820844_n

Për këtë shtetas, Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë me vendim Nr.243, datë 08.05.2017 ka urdhëruar ndalimin, si autor i dyshuar për veprën penale të “Trafikim të Narkotikëve”. Më datë 15.03.2017, në aksin rrugor Hot-Tamarë, në fshatin Rapsh, shtetasi i lartpërmendur sapo ka parë punonjësit e policisë, ka ndaluar automjetin dhe e ka braktisur atë në rrugë.

18557039_1965749020378126_2046376265510369475_n

Gjatë kontrollit të ushtruar nga patrulla e policisë në automjetin tip Benz, në bagazhin e tij u gjenden: 7 thasë, në total me një sasi prej 76.2 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: