TIRANE- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho i është kundërpërgjigjur Mesila Dodës të PDIU-së sa i takon çështjes mbi votimin e detyruar, ku kjo e fundit e cilësoi demokratin ‘delirant’.

Me tone të qeta Spaho thekson se debati shërben veçse për mirë, ndërsa i sugjeron Dodës që mjafton që ai të bëhet me kulturë.

PERGJIGJJA
Faleminderit Mesila per pergjigjen. Nga debati nuk ka vecse mire, mjafton ta bejme me kulture. Vetem per te saktesuar dy gjera: se pari ishit ju qe komentuat mendimin tim dhe jo e kunderta; se dyti shqetesimi im ka te beje edhe me faktin qe partia qe merr 75 mije vota nuk fut ne Kuvend as Kryetarin, as Nnenkryetaret dhe as Sekretaren e Pergjitheshme… ky eshte nje problem qe do vemendje. Edhe nje here faleminderit per komentet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: