ITALI– Dy shqiptarë janë gjetur të vdekur nga policia italiane në një gurore të braktisur në Acquasanta në qytetin e La Spezia. Sipas mediave italiane viktimat janë shqiptari Fabiol Kyçyku, 19 vjeç si dhe shoku i tij i cili mendohet se është gjithashtu shqiptar, por identiteti i tij ende nuk dihet.

Dyshohet se dy të rinjtë kanë rënë aksidentalisht nga një lartësi rreth 40 metra nga rruga bregdetare që çon në zonën e “Cinque terre” dhe në trupat e tyre nuk janë konstatuar shenja dhune apo të shkaktuara nga armë zjarri.

Sipas hetimeve paraprake 2 të rinjtë kishin 3 ditë që kishin vdekur. Familja e 19-vjeçarit shqiptar që jeton në lagjen ‘Chiappa’ kishte denoncuar zhdukjen e djalit të tyre edhe në një emision televiziv ne RAI3.

Fabiol Kyçyku kishte ardhur në Itali 3 vite më parë, ndërsa punonte si mekanik. Herën e fundit ai ishte parë së bashku më mikun e tij mbrëmjen e 21 majit dhe më pas ishin zhdukur. Vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Screenshot001
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: