TIRANE- Pronari i një marketi në Durrës ka mbetur i vrarë pas një konflikti të ndodhur me dy persona që kishin hapur në aktivitet pranë biznesit të tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 11 prillit rreth orës 19:55 në lagjen 1, bulevardi “Epidam”, në dyqanin ushqimor në pronësi të 58-vjeçarit Agim Arapi.

Si pasojë e përplasjes fizike, fillimisht ka mbetur i plagosur Agim Arapi, i cili ndërroi jetë më pas, rrugës për në spital.

Me të marrë njoftimin, në vendngjarje mbërritën forca të shumta të Policisë, të cilët pak minuta pas ngjarjes kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit Kostandin Ekonomi, 54 vjeç, Kujtim Ekonomi, 50 vjeç. Fillimisht u ndalua edhe Jurgen Kurti, 24 vjeç, por ai u la i lirë për mungesë të provave.

Shkak për konfliktin mësohet se është bërë qiraja e papaguar e muajit mars për tubin e ajrimit, për të cilin dy palët kishin rënë rakord t’i paguhej Agim Arapit një shumë prej 13 mijë lekë në muaj.

Gruaja e Agim Arapit, Shpresa i është drejtuar emisionit “Me zemër të hapur” në “News24”, për të treguar sesi ka rrjedhur ngjarja. Mes lotësh dhe dhimbjes ajo bën apel për drejtësi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb