Manchester United dje ngriti në qiell trofeun e parë të sezonit dhe protagonist nuk mund të ishte askush tjetër përveçse Ibrahimoviç. “EFL Cup” u bë e mundur vetëm falë dy golave të suedezit, por në një intervistë të pas ndeshjes, Zlatan ka rrëfyer se në verën e vitit që lamë pas destinacioni mund të mos kishte qenë Manchesteri nëqoftëse nuk do të ishte për dy djemtë e tij dhe Jose Mourinhon.
3DC227F500000578-4263784-image-a-43_1488198819221-470x299
Maksimilian, 10 vjeç dhe Vincent, 8 vjeç, shtynë sulmuesin të udhëtonte drejt Anglisë për të provuar këtë eksperiencë të re, ku ai po i bind të gjithë me paraqitjet e tij.

“Nuk e kisha mendjen për të ardhur këtu. Por pastaj dy djemtë filluan të më shtynin dhe Zhoze më telefonoi dhe ja ku jam. Në karrierë ke momente që vendosin. Unë nuk erdha në Angli më parë pasi nuk ishte momenti i duhur, erdha vetëm kur mendova se kishte mbërritur momenti për ta bërë një gjë të tillë”, tha suedezi pasi ngriti lart trofeun e tij të 32-të si futbollist profesionist.

“Nëse flasim për trajnerin, Anglia, Premier Liga dhe klubi duhet ta falënderojë atë, pasi ai më telefonoi dhe më kërkoi që të vija, përndryshe nuk do të isha këtu. Pastaj dy djemtë e mi deshën që të më shihnin të luaja për Junajtid, edhe pse kisha në mendje diçka tjetër.
3DB7AC7100000578-0-image-m-35_1488195116481-470x364
Kisha oferta të ndryshme në tavolinë por Zhoze më telefonoi. Unë kam një raport special me të. Kur ai më telefonoi, diskutimi praktikisht ishte ‘më thuaj çfarë numri duhet të mbaj”, shpjegoi me humor Ibrahimoviç i cili ka shënuar 26 gola në 38 ndeshje me klubin e tij të ri.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb