VLORË- Policia e Vlorës ka zbuluar emrat e 3 të rinjve që humbën jetën sot tragjikisht në plazhin e Portonovës, Zvërnec. Sipas të dhënava nga policia djali dhe dy vajzat që u mbytën në det pasditen e sotme rreth orës 14:30 janë:

1. Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë;
2. Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë;
3. Beniamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.

Të tre viktimat janë transportuar në morgun e qytetit për veprime të mëtejshme dhe ekspertizën mjeko-ligjore.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 15.07.2017, rreth orës 14:30, është marrë njoftimi paraprak se në plazhin e Zvërnecit po rrezikoheshim të mbyteshin në ujë 2 shtetas.

Menjëherë shërbimet e policisë kufitare dhe ato vendore janë nisur në afërsi të vendit të ngjarjes pranë zonës së Portonovës, nëpërmjet mjeteve lundruese në ndihmë të personave por nuk është bërë i mundur shpëtimi i tyre.

Si pasojë, janë mbytur 3 shtetas: dy shtetase të seksit – femër dhe një tjetër i seksit – mashkull.
Policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji të tre trupave të shtetasve të mbytur:

1. M.M., 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.
2. Xh.C., 25 vjeçe, banuese në Tiranë.
3. B.F., 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.
Të tre viktimat janë transportuar në morgun e qytetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkaqeve dhe sqarimin e rrethamave të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: