Sinan Idrizi kërkon që kampionati shqiptar të bëhet me 14 ekipe qysh këtë vit. Në një prononcim të dhënë dje për “Panorama Sport”, administratori i Flamurtarit tha se duhet të ndryshojë formula e kampionatit dhe të hyjnë në garë edhe Tirana, Korabi, Bylisi dhe Besëlidhja.

“Ky kampionat nuk shtyhet më kështu. Ne që jemi pjesë e kampionatit duhet të kalojmë me 14 ekipe, madje që këtë vit, sa nuk është vonë. Me 10 ekipe dhe me këtë torturë, ku 7 ekipe vuajnë për mbijetesën, nuk shkon, nuk ka logjikë. Sot mund të mos isha unë në Superiore, apo mund të mos ishte Vllaznia. Unë nuk e imagjinoj dot një kampionat shqiptar pa Tiranën.

Kjo është një formulë që aty të çon. Klubi ynë do të kërkojë që nga dita e nesërme të ndryshojë formula që këtë vit e këtij kampionati dhe ai të bëhet me 14 ekipe. Mos të bjerë as Korabi, as Tirana nga kategoria. Të hyjë edhe Besëlidhja dhe Bylisi. Futbolli është masivitet. E kërkojmë ne të parët si klub këtë gjë, por do flas edhe me presidentët e tjerë që të dalim njëzëri”, u shpreh Idrizi./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: