Inspektorati Kombёtar i Mbrojtjes sё Territorit vijon operacionet pёr prishjen e objekteve pa leje nё zona tё ndryshme tё bregdetit shqiptar.

Të hënën, IKMT ka operuar në zonёn e gjirit tё Lalёzit.

“Janё prishur 12 objekte me konstruksion metalik, qё kryenin funksione tё ndryshme”, bëhet e ditur në njoftimin për shtyp të IKMT-së.

Sipas IKMT-së, nuk ka pasur asnjё incident me qytetarёt, tё cilёt nё disa raste i kanё çmontuar vetё objektet. Operacionet e IKMT-së do tё vijojnё pёrgjatё gjithё vijёs bregdetare.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: