Deputeti i PD-së, Arben Imami, një nga zërat kundër Bashës dhe që kërkoi largimin e tij pasi nuk u përfshi në listë ka folur sërish sot në “Opinion” kundë liderit demokrat.

Imami tha se është shkelur statuti i partisë dhe se listat janë të pavlefshme. Imami madje ka shpërthyer ndaj Bashës për mospërfshirjen e Topallit në listë.

“Nuk mund të hiqet Jozefina Topalli nga listat. Zëvendësoi Topallin dhe vuri në listë shtëpiake që s’kanë bërë asnjë punë se kanë pjellë nga 3-4 fëmijë”, tha Imami.

Në një konferencë të paralajmëruar për mediat ditën e sotme, deputetja Jozefina Topalli dhe Arben Imami kërkuan shkarkimin e kreut të PD-së Lulzim Basha. Ata thanë se lista e kandidatëve për deputetë të PD-së është listë humbëse duke kërkuar mbledhjen e forumeve të partisë për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb