KAVAJE- Përplasje jashtënjë qendër numërimi, konkretisht në KZAZ nr.42 në Kavajë. Paraprakisht raportohet se komisionerët, numërues dhe vëzhgues të PS po konfliktohen me ata të LSI, ndërsa procesi i numërimit është ndërprerë për momentin.

Nga ajo çka transmeton ‘News24’, në këtë qendër dëgjohen njerëz që bërtasin, ndërsa disa prej tyre edhe janë shtyrë dhe konfrontuar mes njëri-tjetrit. Sakaq në këtë qendër ndodhet forca të shumta policore.

Pasi u përshkallëzua situata, dera e qendrës u mbyll nga forcat e rendit, ndërsa brenda ndodhen anëtarët e KZAZ, por numëruesit jashtë.

“Situatë e pakuptimtë, një mospërputhje mes komisionerëve të PS-së dhe LSI. Aty janë përfshirë edhe numërues dhe vëzhgues të akredituar nga partitë politike. Nuk dihet se çfarë e shkaktoi kontestimin mes dy palëve. Vëzhguesit e forcave politike kanë kërkuar që të futen në qendrën e numërimit, por nuk janë lejuar. Aty brenda ndodheshin rreth 200 persona, ne nuk na lejohet të hyjmë brenda. Se dimë konkretisht se çfarë ka ndodhur. Vëzhguesit e tre forcave ndodhen jashtë dhe kërkojnë që të hyjnë brenda që të mbrojnë votat”, pohoi gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje direkte për ‘News24’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: