SHKODËR- Një incident ka ndodhur sot në Shkodër, pas të cilit një person  ka përfunduar në polici. Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se ndërsa ministri i jashtëm Ditmir Bushati po kalonte në një trafik të rënduar, dy persona janë përfshirë në një sherr për çështje makinash. Një tjetër ka filluar të shajë e bërtasë.

Theksohet se personat në fjalë nuk kanë pasur lidhje me ministrin Bushati por se prania e tij, ka bërë që forca të shumta policie të mbërrijnë menjëherë në vendin e ngjarjes. Policia ka shoqëruar një prej personave të përfshirë në sherr, ndërsa Bushati ka vijuar më pas rrugën e tij.


Ngjarja ka mbledhur shumë kureshtarë përreth dhe ka shkaktuar disa momente paniku tek qytetarët. “BalkanWeb” sjell videon nga ky moment.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: