SHKODËR- Kryeministri Edi Rama zhvillon sot në Shkodër një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë, por nga ana tjetër kanë qenë disa të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike që i kanë bllokuar rrugën. Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se të rinjtë e FRPD i kanë dalë para dhe nuk e kanë lejuar kryeministrin të vazhdojë rrugën për pak çaste. Më pas ka ndërhyrë Policia e Shkodrës, e cila mundësoi largimin e protestuesve dhe kalimin e kryeministrit drejt qytetit.

INCIDENT-NE-SHKODER-pg-1

Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se të rinjtë e FRPD me parulla në duar “Jo monizëm”, “Jo zgjedhje me drogë” dhe “Jo blerjes së votës” kanë dalë para dhe nuk e kanë lejuar kryeministrin të vazhdojë rrugën për pak çaste. Më pas ka ndërhyrë Policia e Shkodrës, e cila mundësoi largimin e protestuesve dhe kalimin e tij drejt qytetit.

Takimi i Ramës me të rinjtë ishte planifikuar të zhvillohej para Prefekturës, ndërkohë që gjatë ditës së sotme, ky aktivitet i kreut të qeverisë ka sjellë edhe përplasje mes Policisë Bashkiake dhe asaj të Rendit.

INCIDENT-NE-SHKODER-pg-2

Kjo pasi për takimin e Ramës me të rinjtë ishte parashikuar që të vendosej një tendë ku të zhvillohet aktiviteti elektoral.

Por diçka e tillë nuk është lejuar nga Policia Bashkiake e Shkodrës, pasi sipas tyre nuk është marrë leje për vendosjen e tendës, duke sjellë edhe përplasje mes punonjësve të Policisë Bashkiake dhe atyre të Rendit.

Arsyeja ishte sepse Bashkia kishte organizuar disa aktivitete me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Familjes”.
Duke qenë se aktiviteti i Bashkisë është parashikuar për paraditen e sotme, ndërsa takimi i kryeministrit Rama me votuesit për herë të parë është në mbasdite; u ra dakord që tenda e PS të vendoset pas mesditës.

Në një reagim për mediat, kryebashkiakja Voltana Ademi tha se kryeministri Rama lejen për takimin me të rinjtë e ka pranë Prefekturës dhe jo pranë Bashkisë.

“Ndërhyrja e Policisë së Shtetit është e paligjshme. U bë për të mos lejuar zhvillimin e aktivitetit tonë për ditën ndërkombëtare të familjes. Bashkia do ketë aktivitete edhe në orën 17:00-20:00. I bëjmë thirrje kryeministrit Rama të mos provokojë. Rama lejen për aktivitetin s’e ka në oborrin e Bashkisë, por lejen për aktivitetin e ka pranë Prefekturës”, tha Voltana Ademi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: