Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Incidente” në takimin e Patozit në Korçë, ja çfarë ndodhi…(Foto+Video)

patozi-korce-pankarta_1500315387-6833429

KORCE- Grupimi i kryesuar nga Astrit Patozi është pritur me pankarta në duar ku shkruhej: “Mosmirënjohës”, “tradhtarë”, “hipokritë”.

Por, pavarësisht kësaj, Patozi nuk u ndal t’i vinte emër nismës që përfaqëson: “Lëvizja për ringritjen e PD-së” të cilës iu bashkuan sot edhe tre deputetët të tjerë të PD-së, Ritvan Bode, Eleina Qirici dhe Gjergji Papa, të cilët nuk u vendosën më në listën e 25 qershorit nga Lulzim Basha.

Më pas ka pasur përplasje me tone të ashpra edhe mes personave në sallë. Ndërsa një demokrat po fliste që të mbështesnin Patozin, disa të tjerë i janë kundërvënë.

“Asnjë nuk duhet të jetë i dridhur qoftë nga Basha apo nga Patozi. Të gjithë jemi demokratë. Të gjithë duhet ta duam Partinë Demokratike. Mos ta shikojmë PD si një lopë që ta mjelim dhe ta hedhim. PD-në duhet ta duam si sytë e ballit”,- tha qytetari.

Në fund të videos dëgjohet zëri i një vajze ku thotë “mos me prek me dorë”, dhe këtu ndërpritet dhe takimi.

Nuk dihet çfarë qëndrimi do të mbajë nisma në fjalë para zgjedhjeve në parti, kur na ndajnë edhe pak ditë nga gara mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit.
(m.a/BalkanWeb)



Komente ( 7 )

  • O Lul Basha o humbes historik po ik ore e haj noj tas grosh e nderro pampersin se nuk je i zoti per pun te tjera je vecse deshtak.

  • PD do te forcohet me shume, Patozi dhe te konsumuarit e PD kane marre fund . Basha do te jete kryetari i rizgjedhur dhe PD ne ngritje.

  • Lu ka humbur Ai Serbi Skizofreni Plake Sali qe si ndegjoje zeri..
    Se ka hallin ku te shkoje te StTegoje Xenin dhe veten para Vettetingut…

  • O keta jane nga Gora e Ervin Gore Saljanit. Edhe sikur te dua te votoj Bashen, sapo shoh ke ka promovuar dhe ke mban afer nuk me behet te dal fare ne votime. Ky patozi nuk vlen as sa nje lidhse kepucesh per demokratet. Kemi rene ne hall nuk kemi ke te mbeshtesim.

  • Aman sa poshtë kanë rënë çiraket e kryetarit te ngrirë.Prandaj humbem se e gjithe lista e Korçes ishte per te pastruar WC në po keshtu eshte dhe lista me dy kandidatet Basha dhe Selami gjoja per kryetar.Me vjen pak keq per Selamin po Basha meriton qepen te haje se genjeu te gjithë demokratet anemban vendit.Sot per sot na vjen turp qe e kishim kryetar kete super mashtrues.

  • Keta lango jane shoqeruesit e Ervin Salianjit injoranta panxhari nuk jane ne asnje forum te pd jene thjesh budallenj te paguar per te krijuar imazh sikur e kontestojn ringritjen pd.Por korca i njef te gjith demokratet dhe te gjith jane kunder kunatit basha.Korça do bojkotoj dhe nuk do lejoje te vidhet qendresa e demokratve mjaft i vodhi Basha me xhepistin kunat.

  • Pankartat thonë të vërtetën. Bravo të rinjve.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.