TIRANE– Kryetari i LSI ka reaguar ashpër pas rasteve të dhunës të denoncuara ditën e sotme me militantët e kësaj force politike. Kur edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, tensionet duket se po rriten.

Ditën e sotme është dhunuar një eksponent i LSI në Fushë-Krujë me levë në kokë, si dhe kryetarja e LSI dhe ajo e LRI në Pukë, nga persona ende të paidentifikuar, por që sipas eksponentëve të LSI, autorët janë persona të PS-­së.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, kryetari i LSI-së Petrit Vasili shkruan:

“Delinkuentet e Rilindjes së zhytur në llumin e krimit dhe të dhunës do ta marrin ndëshkimin e merituar në 25 qershor. Qytetarë, mos i kurseni!”

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: