DURRES– Pas denoncimeve të bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim për raste të blerjes së votave nga kandidatët e PS-­së në Shijak, ambasadori i SHBA në vendin tonë ka vendosur ta ndjekë gjendjen nga terreni.

Ai ka shkuar në disa qendra votimi në qarkun e Durrësit, një nga qarqet ku janë shënuar probleme që në orët e para të procesit të votimit.

Ambasadori Lu është fotografuar në një qendër votimi të qytetit bregdetar, teksa ndjek procesin.

LSI ka denoncuar situata ku sipas tyre, militantë të PS të armatosur dhe me makina me targa false janë përpjekur të intimidojnë qytetarët.

Ndërkohë që në Shijak sipas kësaj force politike situata është edhe më e keqe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: