SARAJEVE– Zbardhen detaje të reja nga incidenti që ndodhi dje gjatë një darke në Sarajevë, ku protagonist i ‘sherrit’ ishte kryeministri serb Aleksandër Vuçic, i cili ‘sulmoi’ homologun e tij, Isa Mustafa. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, që shoqërojnë kryeministrin Isa Mustafa në Samitin e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, kanë konfirmuar për Express se Vuçiç ka ngritur tonet e zërit, për shkak të vendimit të Mustafës që të gjitha pronat e Serbisë dhe RSFJ-së të regjistrohen si të Kosovës.

Në tavolinë përveç Mustafës dhe Vuçiçit, në restorantin “Libertas” kanë qenë të ulur dhe kryeministri Edi Rama dhe kryesuesi i Presidencës Boshnjake. Mustafa këtë vendim e ka marrë një ditë para se të shkonte në Sarajevë. Por çfarë ka ndodhur në restorant? Të njëjtat burime theksojnë se Mustafa i është përgjigjur me shumë diplomaci toneve tensionuese të Vuçiçit me “thumbime duke ruajtur qetësinë”.

“Serbia nuk pyetet për Kosovën prej vitit 1999”, dhe “Këto janë vendime sovrane të një shteti të pavarur”, kështu mësohet t’i jetë përgjigjur Mustafa, Vuçiç-it. Skandali që në qendër të saj kishte Vuçiçit, bëri jehonë të madhe në të gjitha mediat e Ballkanit, vetëm pak orë pasi kishte ndodhur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: