KORÇË- Grupi i xhirimit të News24 nuk është lejuar sot për disa momente të filmojë në shkollën “Themistokli Gërmenji” në Korçë ku ishte raportuar për një problematikë me fletët e votimit.


“BalkanWeb” publikon videon nga momenti kur komisioneri i PS-së Vangjush Nole ka shtyrë kamerën e News24 dhe nuk e lejon të hyjë brenda QV ku ishin evidentuar fletë votimi me shenja.

Më pas ka ndërhyrë kryetarja e komisionit të QV e cila ka hapur derën dhe ka lejuar gazetaren e News24 të hyjë brenda. Ajo tha për News24 e “BalkanWeb” se nëse do të ketë sërish fletë votimi me shenjë do bllokojë procesin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: