Diego Armando Maradona, legjenda e argjentinas dhe Napolit, është punësuar në FIFA. Një ëndërr e bërë realitet nga “Pibe D’Oro” i cili menjëherë është shprehur se ndodhet këtu për të pastruar këtë institucion që është mbushur me njerëz që nuk e duan futbollin.

Maradona do të jetë një nga bashkëpunëtorët e FIFA-s së Xhani Infantinos dhe këtë lajm e bëri vetë publik në faqen e tij në “Facebook”, përkrah një fotoje të presidentit aktual:

“Tani po, është zyrtare. Më në fund mund të realizoj një nga ëndrrat e jetës sime: të punoj për një FIFA më të pastër dhe transparente, së bashku me persona që e dashurojnë realisht futbollin, – shkruan ai. Falenderoj të gjithë ata që më kanë inkurajuar për të përballuar këtë sfidë te re!”.

Pas vitesh beteja kundër ishpresidentit Josep Blater, Diego Maradona bëhet pjesë e këtij organi të rëndësishëm, për të dhënë kontributin e tij në botën e futbollit. Pavarësisht akuzave të rënda dhe të papërtueshme në dëm të Blaterit, ish-sulmuesi i Napolit vendosi të afrohej me hapa të vegjël por të sigurtë me FIFA-n, por vetëm pas zgjedhjes së Xhani Infantinos si president, një person të cilin Maradona duket se e vlerëson dhe e respekton.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb