Inter gjithmonë është shquar si një ekip i cili në merkato afron mjaft lojtarë, qoftë atë dimërore apo verore. Kësaj here “Corriere dello Sport” ka renditur 11 prurjet “zikaltër” në merkaton e janarit që nuk shkëlqyen kurrë me “neroaxurrët” në 10-të vitet e fundit. Nga Hernanes e Kovaçiç e deri tek Podolski dhe Shaqiri, ja kush janë lojtarët të cilët nuk përligjën shifrat e shpenzuara nga presidentët e Interit.
palombo2
1-ANGELO PALOMBO: Mbërriti te zikaltrit në 2012-ën së bashku me Guarin dhe Juan Jesus. Arsyeja e blerjes së tij ishte për t’i dhënë më shumë fantazi gjeometrive në mesfushë. Gjatë eksperiencës me Inter-in ky lojtar numëron vetëm 3 prezenca. Do të thoshte se është penduar për zgjedhjen që bëri dhe se do të kishte preferuar të qëndronte te Sampdoria. Me shumë mundësi edhe tifozët e Inter-it janë dakord me të.
inter-2
2-MANICHE: Portugezi erdhi te zikaltrit si huazim nga Atletico Madrid-i në janar 2008. Me fanellën e Inter-it ka luajtur 8 ndeshje duke shënuar vetëm një gol ndaj Juventus-it (e fituar 2-1 nga bardhezinjtë). Në qershor zikaltrit nuk e blenë dhe ish-mesfushori u rikthye në Spanjë.
ezequiel-schelotto-inter-sassuolo_2997368
3-EZEQUIEL SCHELOTTO: Iu bashkua klubit milanez në janar 2013 së bashku me Mateo Kovacic. Aventura e tij tek Inter-i mund të përmblidhet në një imazh të vetëm, goli që shënoi në derbi. Për pjesën tjetër, në Appiano ka kaluar krejtësisht pa u vënë re, për të rilindur më pas te Sporting Lisbona që i ka rinovuar edhe kontratën.
hernanes-inter
4-HERNANES: Është goditja e parë e madhe e presidentit Erick Thohir. I paguar më shumë se 22 milionë euro, braziliani nuk arriti të ngrihej me “avionin zikaltër” dhe pas një sezoni e gjysmë iu shit Juventus-it për 11 milionë euro plus bonus. Me fanellën e Inter-it Hernanes numëron 42 prezenca në fushë dhe 7 gola.
mariga
5-MCDONALD MARIGA: Inter-i ishte në garë në të treja kompeticionet dhe Mourinho kërkoi një lojtar për mesfushën. Në ditën e fundit të merkatos dimërore, më 1 shkurt 2010 erdhi nga Parma keniani Mariga. Klubi zikaltër pagoi 2.5 milionë euro plus gjysmën e kartonit të Bianbiany-t dhe huazimin e Luis Jimenez. Por karriera e Mariga-s tek Inter-i u ndikua nga dëmtimet e shumta. Keniani numëron 20 prezenca dhe 1 gol me zikaltrit dhe vetëm një vit më pas ai kaloi te Real Sociedad-i me formulën e huazimit.
EDER
6-EDER: Shumë i dëshiruar nga Mancini, mbërriti nga Sampdoria si golashënuesi më i mirë i momentit në Serie A. Por si zikaltër diçka nuk funksionoi duke koleksionuar vetëm dy gola në kampionat dhe një dygolësh në Europa League. Një lojtar krejt ndryshe krahasuar me atë që admirohej me fanellën e Samp dhe të kombëtares italiane.
andrea-ranocchia-inter-serie-a_1e08apdtvvr0b133qd58ythdos
7-ANDREA RANOCCHIA: Në çift me Bonucci-n bëri epokë te Bari. Inter-i zgjodhi atë, që në atë moment dukej lideri i repartit mbrojtës, dhe për ta marrë zikaltrit hoqën dorë nga Mattia Destro. Në total u pagua 18.5 milionë euro dhe i dhanë Ranocchia-s shiritin e kapitenit të skuadrës. Por si zikaltër Andrea nuk arriti asnjëherë të imponohej, duke përfunduar si huazim te Sampdoria dhe në stol.
rubc3a9n-botta2
8-RUBEN BOTTA: Pas parkimit te Livorno, talenti argjentinas zbarkon në Milano në janar të 2014-ës. I marrë me parametër zero nga Tigre, lojtari rikthehej pas një ndalese të gjatë për shkak të këputjes së ligamentit të gjurit pikërisht kur po shkëlqente në Argjentinë. Por nga Botta, në Itali, nuk u pa as hija. Për rrjedhojë edhe Inter-i e ktheu në Amerikën e Jugut, te Pachuca.
Zdravko-Kuzmanovic
9-ZDRAVKO KUZMANOVIC: Pas periudhës së mirë te Fiorentina, Kuzmanovic kthehet në Itali në janar 2013 për të veshur fanellën e Inter-it. Luan me zikaltrit deri në qershor 2015, për t’iu shitur më pas Basel-it në Zvicër. Nuk shënon asnjë gol në kampionat, e vetmja firmë në portë ishte ajo që hodhi në Europa League kundër Dnipro-s.
Lukas-Podolski_3250394
10-LUKAS PODOLSKI: Blerja e parë e mekatos bujare të janarit 2015. Asokohe Lukas Podolski u bë idhulli i tifozëve të Inter-it në rrjetet sociale, por në fushë tregoi pak ose aspak. Një gol ndaj Udine-s mbylli eksperiencën e tij të shkurtër si interist, në fund të sezonit kthehet tek Arsenal-i për të kaluar më pas te Galatasaray.
SHAQIRI
11-XHERDAN SHAQIRI: Ashtu si Podolski edhe Xherdan Shaqiri zbarkoi tek Inter-i në vitin 2015. Në Malpensa u prit me shumë entuziazëm nga qindra tifozë zikaltër që shihnin te ndërkombëtari zviceran një element të rëndësishëm për të ndërtuar një Inter fitues. Por pas gjashtë muajsh dritë-hijesh, madje më shumë nga këto të fundit, Inter-i vendos ta sakrifikojë dhe ta dërgojë në Angli te Stoke City. Klubi anglez derdhi në arkat e klubit italian të njëjtën shifër që ky i fundit i detyrohej Bayern Munich-ut.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb