Tifozët e Interit dhe drejtuesit zikaltër me në krye trajnerin Luciano Spalletti-n po presin me padurim përforcimin e skuadrës duke parë se edhe “kushërinjt” e tyre, Milan, janë treguar të papërmbajtshëm në këtë aspëkt.

Sipas mediave italiane, 18-herë kampionët e Italisë po vonojnë në goditjet e tyre pasi interesohen për lojtarë të një kalibri të lartë dhe nuk duan të nxitohen për të bërë gabime që më pas mund të pendohen.

Në listë për mesfushën është belgu i Romës Radja Nainggolan i cili do përforconte shumë zikalëtrit, por së fundmi sipas “mediaset” dhe gazetës spanjolle “AS” drejtori sportiv i Interit Valter Sabatini është hedhur në sulm për të transferuar gjermanin e “Los Blancos” Toni Kroos. Ylli i madrilenëve është një nga pikat kyçe të ekipit të Zinedin Zidan dhe për këtë arsye do jetë tepër e vështirë për t’a shkëputur, por sipas një deklarate të Sabatini-t “Inter po kërkon lojtarë të këtij kalibri dhe nuk do të ishte çudi”.
toni kroos
Sabatini: “Po kërkojmë lojtarë që është shumë e vështirë t’ja shkëputësh skuadrave kundërshtare sepse janë ndër më të mirët që ata kanë. Lojtarët që blihen brenda ditës, merren sepse ka diçka që nuk shkon.”

Përveçse Inter, për Toni Kroos janë mjaft të interesuara edhe Juventus e Manchester United.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: