Pas zyrtarizimit të largimit të Stefano Piolit nga Interi, ish-futbollisti i Juventusit në vitet ’80, Masimo Mauro, aktualisht gazetar sportiv në  “Sky” në Itali, u ka sugjeruar zikaltërve që t’i besojnë stolin një trajneri tjetër italian, pikërisht trajnerit të kombëtares sonë, Xhani De Biasit. Në editorialin e tij për gazetën “La Repubblica”, Mauro thekson se Interi ka nevojë për një njeri që duhet të rikrijojë skuadrën nga e para dhe sipas tij njeriu i duhur për këtë është vetëm De Biasi.
“Analiza nuk duhet bërë vetëm në aspektin teknik, por edhe në atë njerëzor. Për rindërtimin duhet absolutisht një trajner italian, De Biazi për mua do të ishte njeriu i duhur”, shkruan  Mauro.
masimo mauro
“Pioli na dha iluzionin se kishte rregulluar gjërat pas dështimit të De Boer, por puna që bëri rezultoi sipërfaqësore. Ka shumë probleme, skuadra duhet bërë nga e para. Ka nevojë për investime të mëdha por edhe për ndërgjegjësim nga lojtarët në nivel ndërkombëtar për të mos gabuar blerjet”, ka thënë Mauro.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb