Sezonin që lamë pas një nga repartet më të dobëta të Interit ishte mbrojtja dhe merkatoja këtë verë kishte si synim pikërisht përforcimin e murit para portës.

Objektivi i zikaltërve ishte futbollisti i Sampdorias Milan Scriniar që sot ka përfunduar kalimin e tij tek 18 herë kampionët e Italisë. Interi ka zyrtarizuar transferimin e 22-vjeçarit në “Guizzepe Meazza” për shifrën e 23 mln eurove duke e bërë atë futbollistin më të shtrenjtë sllovak të të gjithave kohërave.

Rekordin e mbante Vratislav Greçko i cili në 2002 iu bashkua Parmës për 21.5 milionë euro.

Pas zyrtarizmit, qendërmbrojtësi nuk ka ngurruar të thotë edhe fjalët e para si futbollist i Interit.
Skrinier-470x282
“Nuk e prisja. Inter është një top klub botëror. Akoma duhet të marr veten nga lajmi. Por duhet të tregoj në fushë që është gjithçka e vërtete. Te dielën do te shkoj në Milano dhe më pas do ti bashkohem skuadrës në grumbullim. Është bukur të firmosja për 5 vite” , deklaroi Skriniar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb