Interi i është gëzuar një fitoreje pasi kanë kaluar disa javë. Nerrazzurrët fituan në udhëtimin në Stadio Marc’Antonio Bentegodi kundër Chievos me rezultat 2-0. Pas një harkimi të Nagatomos me ndihmën e Icardin dhe mbrojtjen e dobët vendase, topi shkoi te Mateo Kovaçiç, i cili shënoi golin e epërsisë (19’). Falë një ndihme nga D’Ambrosios, Andrea Ranocchia e konvertoi ‘atë’ në golin e dytë për mysafirët (55’) që njëherësh bëri të sigurt triumfin. Përjashtimi i Ruben Bottas me karton të kuq (73’), bëri që ekipi i Mancinit t’i zhvillonte me qetësi minutat e fundit. Interi ka 20 pikë pas 15 javësh dhe mban vendin e 11 në tabelë, me gjashtë pikë larg vendit që çon në Ligën e Kampionëve.

(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: