Në intervistat pas ndeshjes me Napolin, mbrojtësi i Real Madrid, Marcelo, ishte i shoqëruar nga djali i tij, Enzo, i cili sapo ka mbushur 8 vjeç. Gazetari i “BEIN Sport” pasi mbaroi pyetjet me të atin, iu drejtua dhe djaloshit që befasoi me praninë në ambjentet e konferencës por edhe me përgjigjet e tij.

“Dëshironi të luani në Bernabeu? Po nëse më lejojnë”, u përgjigj Enzo, kjo e bëri Marcelon të qesh.

“A do të bësh mbrojtës si babai? Dua të bëhem sulmues dhe të shënoj shumë gola”, iu përgjigj Enzo gazetarit në pyetjen e radhës, i cili më tej tregoi se e do shumë këtë sport dhe se luan çdo natë me babain e tij.

(e.k/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb