KORCE- Zv\kryeministri Niko Peleshi ishte në fshatin turistik të Voskopojës, për të parë nga afër ecurinë e investimit të Qeverisë në vlerë 4 mln euro. Ky projekt synon rigjallërimin e vlerave historike dhe shndërrimin e këtij vendi në një model të zhvillimit të zonave rurale dhe atyre turistike në veçanti.

Ndër të tjera, Peleshi tha se plani i miratuar vendor i Bashkisë Korçë ka një impakt edhe në zonat rurale, pasi i jep mundësi biznesit të investojë duke krijuar mundësi të reja zhvillimi dhe më shumë të ardhura për banorët.

Investimi në Voskopojë parashikon rikonstruksionin e qendrës, rrjetit të rrugëve, si dhe restaurimin e 4 Kishave Monument Kulture të këtij fshati.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb