Këngëtarja Irma Libohova ka ndarë disa ditë më parë një shqetësim me miqtë e saj virtualë në rrjetin social “Instagram”. Sipas Irmës, kufizimi i shpejtësisë që detyrohet përmes një tabele në autostradën Tiranë-Durrës është i tepërt. Sipas saj institucioni, në këtë rast Ministria e Transporteve ka vendosur që të mos tejkalohet shpejtësia 60 km/orë nga frika se mos u thyhen pemët e mbjella në dy anët e rrugës.

“Kush e kalon autostradën Tiranë- Durrës e ka parë me siguri tabelën e kufizimit të shpejtësisë me 60 km, (nga spitali HG deri te Qafa e Kasharit) për të mos folur më shumë dhe për drejtues mjeti që janë penalizuar nga ky limit. Sigurisht asnjë kundërshtim për punën e punonjësve të shërbimit rrugor. Apeli im për institucionin përkatës. Autostrada është për makinat. Gjelbërimi anësor na pëlqen, por makinën s’mund ta marrim përdore se mos na thyhen pemët”, ka shkruar këngëtarja.

 

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: