TIRANE- Deputeti Ben Blushi, kreu i LIBRA-s, ka ironizuar situatën politike në vend, ndërsa ndau me ndjekësit e tij në “Facebook’ një ‘bisedë’ që kishte bërë me një mik të tijin.

Blushi pohoi se këto dy muajt e fundit Ministria e Brendshme kishte ndërruar më shumë ministra sesa miku i tij xhaketa.

Ditë e hënë, në seancën e jashtëzakonshme plenare, ku u votua vettingu, Blushi nuk i kurse shuplakat për marrëveshjen Rama-Basha.

“Ç’ MË THA NJË MIK PËR QEVERINË BERISHA-RAMA
Nje mik i imi që punon në Ministrinë e Brendshme më tha se në dy muajt e fundit ka ndrruar më shumë ministra se xhaketa.”, citohet në mesazhin e Blushit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb