TIRANE-Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka komentuar situatën politike në vend si dhe mospjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 18 qershorit.

I ftuar në emisionin #DritaremeRudinën në Vizion Plus, deputeti socialist tha se nuk është fundi i botës nëse PD zhduket nga skena politike, duke e krahasuar atë me zhdukjen e dinozaurëve.

“Unë nuk mendoj se do ishte fundi i botës po të zhduket PD nga skena politike, Edhe Partia Demokratike, ashtu si dinozaurët mund të zhduket. Partia Demokratike mirë që nuk futet në garë por deklaron se do prish dhe garën. Edhe kur vdiq Hitleri kishte jetë edhe kur vdiq Enveri kishte jetë. Edhe po të zhduket PD nuk do të ndodhë ndonjë gjë e madhe,”-u shpreh Bushati.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb