TIRANE-Zëvendëskryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur për aktualitetin politik si dhe për kërkesën e kreut të PD për qeverisë teknike. Gjatë një emisioni televiziv, Monika Kryemadhi tha se kërkesa e kryeopozitarit është njësoj sikur ajo të kërkojë largimin e Bashës nga PD dhe në krye të vijë Sali Berisha sepse në të kundërt nuk hyn në zgjedhje.

“Më duket qesharake. Dhe unë them që Basha të ikë nga PD dhe të vijë Sali Berisha, se unë s’hyj në zgjedhje. Edi Rama dhe Ilir Meta u votuan për të qeverisur në 2013-ën deri në qershor 2017. Basha ka pasur në tryezë shumë propozime siç janë mandatet e LSI për të qeverisur. Këto janë argumentime që prodhojnë konflikt. Rama është kryeministri i vendit dhe i dalë nga një Parlament legjitim”, tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: