Ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në OKB, Zalmay Khalilzad, i cili ka punuar për çështjen e Kosovës, ka thënë se “është nder të kthehem në Kosovën e pavarur”.

Khalilzad ka folur sot për rolin që ka pasur në procesin e pavarësimit të Kosovës, në një intervistë me televizionin Klan Kosova.

Në këtë intervistë, Khalilzad ka rrëfyer për takimet që ka zhvilluar me presidentin e atëhershëm të SHBA-së, George W. Bush si dhe sekretaren e shtetit Condoleezza Rice, të cilëve, siç thotë ai, u ka thënë se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur.

“Isha angazhuar në vendet e zonës së luftës dhe kisha zhvilluar një marrëdhënie të ngushtë me presidentin Bush. Dhe presidentit Bush i shpjegova se në Kosovë nuk kishte alternativë tjetër përveç se një Kosove të pavarur”, ka thënë Khalilzad.

Pavarësimin e Kosovës, Khalilzad ka thënë se e kishte marrë si përgjegjësi në ditën e parë të punës si ambasador.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: