Ish-deputeti i PD-së, Mark Marku ka bërë një sërë akuzash ndaj Arben Imamit dhe Jozefina Topallit për kritikat ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha. Marku tha se Imami dhe të tjerët kanë qenë aty në PD kur është shkelur statuti me mijëra herë. Por në atë kohë nuk flisnin se ashtu u interesonte.
“Imami ka qenë aty kur janë shkelur rregullat me qindra herë. T’u vijë turp atij dhe të tjerëve. Janë njësoj si anëtarët e byrosë politike të Enver Hoxhës që kënaqeshin kur pushkatoheshin të tjerët dhe përdornin të pushkatuarit për të pushkatuar. Kjo është historia e PD-së. Jemi rritur me këtë. Ato janë vetë viktima të sistemit”, tha Marku.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: