TIRANE- Situata e krijuar brenda forcës më të madhe opozitare, Partisë Demokratike, ku lënia jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit e zërave më kritikë, nuk ka sjellë vetëm reagimin e këtyre të fundit, që kërkuan sot shkarkimin e kryedemokratit Basha, por edhe njerëzve të tjerë që s’kanë lidhje me politikën.

Një nga ata është edhe ish-drejtori i shkollës “Sami Frashëri”, Roland Kongoli, i cili e sheh situatën si një përplasje mes dy nxënësve të tij, Lulzim Bashës e Majlinda Bregut.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ai tregon se si i ka njohur Bashën dhe Bregun.

Duke iu drejtuar Edit Harxhit, e cila shprehu rezervat për listat e PD, Kongoli shprehet se në kohën kur ai ishte drejtor i gjimnazit, Majlinda Bregu njihej si një vajzë me botë, ndërsa Lulzim Basha si një djalë shumë egoist.

“Jam mik i vjeter i te nderuares mamase tende Zana. Ajo fillimisht komunikoj per nje burse ne Belgjike te cilen pa ju futur historise, nga Kimete Basha e fitoj Lulzim Basha. Mua si ish drejtor i gjimnazit Sami Frasheri me mbeti vetem firma. Per dijenine e te gjitheve Majlinda Bregu me Lulin kane qene ne klasa paralele, e cila per mua ishte nje vajze me bote, ndersa Luli shume egoist. Konkluzionet nxirini vete”, ka shkruar Roland Kongoli në Facebook.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: