Ish-kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi është gati të nisë një aventurë të re si trajner futbolli. Mediat kosovare raportojnë se korçari ka arritur akordin me klubin e Lirisë së Prizrenit.

Pasi punoi disa muaj si ndihmësi i Xhemal Mustedanagiç, te Kombëtarja U-17, atij i është ofruar kontratë 1 vjeçare nga klubi i Lirisë dhe shumë shpejt pritët të ndodhë dhe zyrtarizimi, shkruan Panorama Sport.

Projekti dhe serioziteti i drejtuesve të klubit kosovar ishin arsyet kryesore që e shtynë Shkëmbin ta merrte në konsideratë këtë ofertë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb