KOSOVË- Kandidati për kryeministër i nominuar nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka qenë dje në Prekaz.

Arsyeja e vizitës së Hardinajt në Prekaz, ishte ish-komandanti i UÇK-së, bashkëluftëtari Sami Lushtaku i cili këto ditë u lirua nga gjykata ku po mbahej në burg nën akuzat për krime lufte.

Në një fotografi të siguruar nga Magazina.al, Haradinaj shihet me bashkëpunëtorë në odën e Sami Lushtakut.

Familja Lushtaku nga dje ka hapur dyert e shtëpisë për të gjithë ata që duan ta vizitojnë ish-kryetarin e Skenderajt të liruar dy ditë më parë nga burgu.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb