PRISHTINE- Krijimi i koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA ka nxitur reagime të shumta. Ndaj dhe] kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për herë të parë për këtë koalicion. I pyetur se a ka frikë se PDK-ja në të ardhmen do të votojë mocionin kundër AAK-së, Haradinaj tha se nuk e ka problem këtë.

“Nuk e ka problem për këtë. Unë edhe nëse më rrëzojnë çohem prapë. Unë ashtu jam, rrëzohem e çohem”, tha Haradinaj në konferencën ku u prezantua aderimi i gazetarit Arbër Vllahiu në AAK, shkruan express.
Haradinaj është i nominuar për postin e kryeministrit nga ky koalicion parazgjedhor. Kujtojmë se AAK është në koalicion parazgjedhor me PDK-në e Nismën, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Alternativën.

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që në zgjedhje e 11 qershorit të garojë e vetme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: