MAQEDONI-Lideri i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski është takuar sot me eurokomisionerin për zgjerim Johanes Hahn me të cilin kanë biseduar lidhur me fillimin e bisedimeve të Maqedonisë për në BE.

Gruevski ka thënë se sikur mos ishte bllokimi nga vendi fqinj, duke iu referuar Greqisë, atëherë Maqedonia do të ishte pjesë e BE-së.

“Koha është që të ndryshohet ai pozicion dhe të na lejohet të shkojmë përpara, ajo do jetë pjesë e bisedimeve në të ardhmen dhe si parti jo vetëm që do jemi opozitë e fuqishme, por planifikojmë së shpejti të kthehemi në pushtet”, ka deklaruar Gruevski.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb