TIRANE- ‘Statusi i minatorëve’, tema e sotme e emisionit ‘Njerëz në Fokus’ është bërë objekt debati mes të ftuarve në studion e ‘News24’. Gjatë fjalës së tij, zëvendësministri i Industrisë dhe Energjetikës, Gezim Musabelliu theksoi se sindikatat e minatorëve kanë mos marrëveshje me njëra-tjetrën dhe sipas tij ky është shkaku që statusi nuk miratohet.

Nga ana tjetër Musabelliu pohoi se për statusin ka kontradikta mes sindikatave dhe Konfederatës.
“Kemi bërë gati projektligjin me 22 nene. Ne nuk jemi dakord për moshën e daljes në pension. Kërkojmë të negociojmë, por këta nuk bien dakord. U la ora e takimit me sindikatat për projektligjin, por prapë nuk ranë dakord.”, theksoi Musabelliu, raporton ‘BalkanWeb’.

Kaq ka mjaftuar që Mark Gjergji, ish-minator, kreu i nismës për statusin e minatorëve, të tensionohet dhe të shpërthejë në revoltë, ndërsa shtoi se minatorët jetojnë në kushte varfërie ekstreme.

“Na merrni një automatik dhe na pushkatoni, mund të durojmë dot më. Nuk e dini se sa kemi vuajtur ne në jetë. Me zor kemi shtyrë 15-ditëshin. Minatori merrte 27-34 lekë, kategoria që ka qenë maksimale. Ti se di se si ka qenë vështirësia. Po nuk u futën punonjësit e Sigurimeve Shoqërore në minierë, s’ka si rregullohet kjo gjë.”, pohoi Gjergji.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb