TIRANE– Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka theksuar rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi. Në një deklaratë për mediat nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Xhafaj tha se i njeh dy kontribute Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi.

Një prej tyre është votimi i ndryshimeve kushtetuese me 22 korrik, dhe votimi i komisioneve të vettingut së fundmi, në kuadër të reformës në drejtësi.

Xhafaj theksoi se zbatimi i kësaj reforme është me rëndësi për vendin dhe rrugën drejt BE-së.

“PD-së i njoh dy kontribute, gjatë 4 viteve që ka qenë në opozitë. Kontributet që votoi në 22 korrik ndryshimet kushtetuese, dhe kontributin që votoi komisionet e vettigut. Shpresoj që nga gjithë kjo të ketë reflektuar opozita dhe kushdo tjetër, në mënyrë që reforma në drejtësi të zbatohet dhe reformat shtetformuese të ndjekin rrugën që meritojnë dhe vendi ynë të ecë drejt BE-së”, u shpreh Fatmir Xhafaj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: