Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ish-ministri i Metës: Vettingu të fillojë sa më parë, disa e kanë lëshuar pa doreza

auto_ylli-manjani-620x4421485787940

TIRANE- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shprehur shqetësimin se periudha tranzitore deri në zbatimin e vettingut ka sjellë problematika në sistemin gjyqësor.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Manjani thotë se kjo periudhë po shfrytëzohet per të bërë abuzime. “Disa e kanë lëshuar pa doreza!”, shkruan ish-ministri.

Manjani thekson se institucionet e reja të vettingut duhet të nisin sa më parë punën për zbatimin e ligjit, teksa shton se pasojat e kësa situate bien mbi qytetarin.

“Vetting-u, por edhe institucionet e reja duhet të fillojnë punë një orë e më parë! Disa e kanë lëshuar pa doreza! Mjer kë çon halli në gjykatë!”,shkruan Manjani.
manjan twitt

(el.sp/BalkanWeb)



Komente ( 8 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.