ATHINE– Ish-ministrja e Jashtme greke Dora Bakojani i ka kërkuar një interpelancë me pasardhësit të saj Nicolas Kotzias lidhur me çështjen detare me Shqipërinë, ndërsa nuk ka kursyer akuzat. Interpelanca në fjalë është kërkuar për marrëveshjen e detit në vitin 2009, e cila u firmos gjatë kohës kur ministër i Jashtëm ishte Lulzim Basha.
Konkretisht Bakojani i është drejtuar ministrit Kotzias për rrezikshmërinë sipas saj që fsheh një rishqyrtim i marrëveshjes detare të 2009, pasi qeveria greke duket se po përmbush sipas saj kërkesat e palës shqiptare. “Sipas publikimeve mediatike, Greqia po negocion fshehtazi me Shqipërinë për delimitimin detar duke anashkaluar marrëveshjen e 2009-es, por duhet të dinë se komuniteti ndërkombëtar shkencor kishte përcaktuar saktë dhe qartë kufirin detar, duke lejuar një hapje të madhe Shqipërisë në Korfuz, ndërsa zbatonim plotësisht kriteret e “vijës së mesme” siç parashikon e drejta ndërkombëtare” ka theksuar Bakojani.
Ajo shtoi se: “Një marrëveshje e re, e papërgjegjshme dhe sipërfaqësore do shkaktojë precedentë të rrezikshme për përcaktimin e ardhshëm të kufirit detar ne zona te tjera. Qeveria greke mesa duket është gati te anulojë përfundimisht marrëveshjen e 2009-es dhe për ketë pyes ministrin; Persë qeveria kërkon te rinegociojë marrëveshjen e ekuilibruar për zonën detare të 2009-es miratuar nga 2 vendet? Cilat pika duhen riparë? Është e vërtetë që qeveria greke sot ndryshon qëndrim për përcaktimin e kufirit detar bazuar në “vijën e mesme”, ka pyetur ish-ministrja e Jashtme që firmosi me Shqipërinë marrëveshjen detare të 2009-es.
Po ashtu Bakojani kërkon të shmanget një precedent në rajon që do shfrytëzohet keq dhe nga të tjerë, me pas.
(ed.me/BalkanWeb)