KOSOVË- Ish-Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, njëherazi kryetar i Frymës së Re Demokratike ka qenë sot në Kosovë me ftesë të kreut të shtetit, Hashim Thaçi. Temë e bashkëbisedimit mes tyre mësohet të ketë qenë pikërisht situata politike dhe zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës, veçanërisht situatës së krijuar pas provokimit të Serbisë me trenin e nisur drejt Mitrovicës por të kthyer mbrapsht nga autoritetet kosovare.

Ish-presidenti, Topi gjatë takimit mësohet të ketë vlerësuar rolin e Presidentit Thaçi në administrimin dhe zgjidhjen kushtetuese të situatës pas provokimit serb.

Ndërsa ka ana tjetër, Thaçi mësohet të ketë rikonfirmuar vendosmërinë e shtetit për ruajtjen e sovranitetit të vendit dhe rrugën e integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian dhe në NATO.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb