Andry Shevchenko, ish-futbollisti ukrainas i Milanit që ka shkruar historinë me ekipin e “djallit”, nuk është aspak i kënaqur me strategjinë që po ndjekin drejtuesit për të rikthyer edhe një herë atë skuadër dominuese në Europë.

“Nuk e di se ku mund të shkojë ku Milan i ri. Ka dy mënyra të ndryshme për të arritur rezultate: Duke i programuar gjërat dhe duke improvizuar. Mua me duket se te Milani gjërat janë të improvizuara, nuk ka një plan afatgjatë dhe të qëndrueshëm”, tha Shevchenko për “football.ua”.

52692716AL001_ACMilan_PSV
52692716AL001_ACMilan_PSV

Shevchenko gjithashtu nuk është aspak i kënaqur nga mënyra se si drejtuesit e rinj të klubit po operojnë në merkato.

“Trajneri Montella kishte një vision dhe strategji, por gjatë kësaj periudhe duhej të kishte lëvizur më shpejt në ndërtimin e skuadrës. Kanë ardhur kaq shumë lojtarë të rinj. Kanë blerë një lojtar në një pozicion të caktuar dhe pas një muaji vjen një tjetër lojtar, po në atë rol. Këto janë vendime të improvizuara”, shprehet Shevchenko, që pavarësisht kritikave shprehet se uron më të mirën për skuadrën e zemrës: “Unë uroj që të shkojnë sa më lart edhe pse nuk e di se cilat janë objektivat”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb