Kreu i PAA­-së, Agron Duka si iniciator i tryezës së partive parlamentare nga e cila u arrit marrëveshja për nxjerrjen e vendit nga kriza politike, duke folur për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, tha se ka një mundësi që marrëveshja Basha­-Rama të rrëzohet.

Duke folur për ankimimet në Kolegjin Zgjedhor, Duka tha se atje ka edhe një padi tjetër, për shpalljen të paligjshme të listave të kandidatëve. “Nëse Kolegji e pranon atë kërkesë, atëherë e gjithë marrëveshja Basha-­Rama bie poshtë”, tha Duka.

ANKIMIMI NË KOLEGJIN ZGJEDHOR
Kolegji Zgjedhor ka shtyrë vendimin për ankimimin e Partisë Aleanca Popullore për pavlefshmëri të listave të kandidatëve për më 22 maj.

Kolegji u mblodh në orën 10:30 të datës 18 maj, ku relatori i çështjes Astrit Kalaja komunikoi vendimin për shtyrjen e seancës, duke kërkuar edhe praninë e të gjitha partive politike që janë regjistruar në KQZ në proces, si palë interesi.

Pas vendimit kreu i PAP, Artur Dojaka tha për gazetarët se shtyrja do t’i shërbejë të gjithë atyre 15 partive që kanë depozituar listat.

“Ne e mirëkuptojmë këtë vendim dhe vazhdojmë kauzën tonë në mbështetje të shtetit ligjor. Moslegjitimimi nuk u kërkua nga ana jonë në mënyrë ekstra por për arsye se dokumentacioni që u paraqit nuk ishte i përshtatshëm. Mendoj se Kolegji Zgjedhor duhet të shprehet për ankimimin tonë për pavlefshmërinë e listave, për sa i përket datës së zgjedhjeve do të shihet në vazhdim”, u shpreh ai.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb