Grupi terrorist Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj policëve në qendër të Parisit, në mbrëmjen e së enjtes. Nëpërmjet organit të saj të propagandës agjensisë “Amaq”, ISIS ka thënë se sulmi në Paris është kryer nga një pjesëtar i tij belg.
“Sulmin në qendrën e Parisit e ka kryer Abu Yusuf al-Beljiki, shtetas belg dhe luftëtar i ISIS-it”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate
Një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë, pas një sulmi me armë zjarri ndaj tyre në “Champs-Elysées”. Autori i sulmit është vrarë më pas nga policia franceze.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: