Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin kamikaz që i mori jetën 22 personave dhe la 59 të plagosur në Manchester Arena një natë më parë.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve të ISIS, Amaq, ku një anëtar i grupit terrorist tha se ky është vetëm fillimi. Përpara sulmit terrorist ditën e djeshme në Manchester Arena, një llogari ende e paidentifikuar në Twitter postoi një mesazh të padeshifruar në përmbajtje të të cilit ishte flamuri karakteristik i ISIS dhe hashtaget #ShtetiIslamik dhe #ManchesterArena.

Pas shpërthimit kamikaz ku u vranë 22 persona dhe 59 të tjerë mbetën të plagosur, e njëjta llogari në Twitter shkroi: “E harruat kërcënimin tonë?”, dhe pak momente më vonë adresa u fshi nga Twitter.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb