BOLZANO- Ku fle Florenci këto ditë? “Në makinë, unë, gruaja ime dhe fëmija shtatë muajsh. Realisht flemë ku ka parking dhe përpiqemi të evitojmë rrugët ku ka lëvizje, pasi trembet fëmija”.

Historia e Florencit dhe familjes së tij me origjinë shqiptare të këput zemrën. Por çfarë i ka ndodhur atij dhe familjes? Sipas Alto Adice, katër ditë më parë ata u dëbuan nga apartamenti ku jetonin në Milano dhe tani kalojnë ditët sa tek miqtë, sa në rrugë në kërkim të një apartamenti.

“Çdo gjë që kishim e ngarkuam në makinë. Për fat të keq nuk kemi të afërm këtu në Bolzano që të mund të na ndihmojnë apo të na presin. Po kafshojmë dhëmbët për të kapërcyer një kohë shumë të vështirë. Shqetësimi ynë më i madh është që djali ynë të jetë mirë. E di që kur të rritet nuk do t’i kujtohet, por mosha e tij është delikate”,- thotë Florenci.

“Nuk ikim nga Bolzano pasi këtu duam të ndërtojmë jetën tonë dhe e meritojhmë”,- shprehen ata.

Historia e dëbimit të tyre në fakt është pak e komplikuar. Avokati i familjes, Paolo Polizzi tregon se çfarë iu ka ndodhur.

“Për shkak të disa gjërave të rëndësishme, familja e Florencit nuk ka arritur të paguajë qiranë për disa muaj. Ata duhet t’ju kthenin pronarëve 3650 euro dhe për këtë janë hedhur në gjyq, pasi pronarët e apartamentit kërkonin paratë. Gjykata administrative e Bolzanos i detyroi të paguanin për 4 ditë. Florenci arrin të gjejë 3 mijë eurot e qirasë, 650 të detyrimeve të përbashkëta, por sheh që është i detyruar të paguajë edhe 1 mijë euro shtesë që janë “bilanci i shpenzimeve të mbetura”,- tregon avokati.

Por duke mos mjaftuar kjo, gjykatësi ka vendosur dëbimin e familjes shqiptare nga banesa derisa të gjendet një zgjidhje në proçesin gjyqësor. Familja po fle në makinë derisa të zgjidhet kjo çështje.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb